Linja ndërkombëtare e tensionit të lartë shpëton nga lumi Shkumbin – (28 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Shpëton nga gërryerja e lumit Shkumbin shtylla numër 11 e tensionit të lartë të linjës ndërkombëtare. 100 milion lekë financim i KESH-it, bënë të mundur ngritjen e dy pritave prej betoni, të cilat do të devijojnë ujërat e lumit Shkumbin, duke shpëtuar rrëzimin e shtyllës. Sinjalin për rrëzimin e shtyllës së tensionit të lartë e dha TV Klan para katër muajsh dhe në kohë rekord u bë e mundur devijimi i lumit Shkumbin. Për ndërtimin e pritave u kryen 6210 metër kub gërmime, u vendosën 1100 blloqe betoni dhe 33 metër kub beton monolit.
Linja ndërkombëtare e tensionit të lartë, e vetmja në Shqipëri kryen importimin e energjisë elektrike, për në nënstacionin 400 KW të Elbasanit. Linja ndërkombëtare e tensionit të lartë, do të bëjë të mundur dyfishimin e importimit të energjisë elektrike për në nënstacionin 400 KW të Elbasanit në vend, ku do të kryet investimi prej 8.5 milion dollarësh nga KESH-i./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj