Liqenet e Dumresë rrezikojnë tharjen (5 Nentor 1999)
Rrezikojnë të shfarosen liqenet karstike të Dumresë. 64 liqene të Dumresë në rrethin e Elbasanit përbëjnë të vetmen pasuri natyrore të kësaj zone. Mosha e tyre shumë shekullore ka lënë pas dhe gjurmët e lashta të qytetërimit ilir. Kohë më parë këtu u gjetën skulptura të lashtësisë ku simbolizoheshin Perenditë. Këto liqene kanë shërbyer dhe si rregullator i mikroklimës.
Për fat të keq këto liqene kanë filluar të vdesin. Liqeni i Belshit pothuajse nuk ekziston më. Gjatë monizmit liqenit ju grabit pa mëshirë torfa, shtresa e tokës që ushqen peshqit dhe faunën nënujore. Gjatë 10 viteve të fundit liqeni u shndërrua në një fushë plehrash. Masa intertesh të hedhura, ndërtime pa leje, kafshë që kullosin, ia kanë prishur pamjen e bukur liqenit që dikur shtriheshin shelgje pafund.
Edhe ai pak ujë që i ka mbetur liqeneve të Dumresë thithet për vaditje nga fshatarët duke rrezikuar tharjen e tyre. Të gjitha këto dëmtime rrezikojnë që liqenet e Dumresë jo vetëm të mos ekzistojnë më si të tilla, por të shndërrohen në një rrezik ekologjik për zonën dhe banorët e saj./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj