Liqeni artificial i Tiranës çel sezonin e plazhit (29 Prill 2001)
Ashtu si ato ditë dimri ku koha bëri pranverë, edhe tani që është ngrohur tërësisht, njerëzit nuk nguruan të shfrytëzojnë çdo pellg e liqen për t’u freskuar. Nuk dihet se sa do të zgjasë, por sot temperaturat janë rritur dhe është nxehur shumë. Ka nisur sezoni i plazhit. 29 prilli do të mbahet si e diela e parë e plazhit. Tradicionale për një pjesë kryeqytetase ka mbetur liqeni artificial. Ky është i vetmi vend ku çlodhesh, freskohesh nën hije e ujë.
Më të moshuarit kanë ditë që kanë nisur të marrin rrezet e mëngjesit në kodrat e liqenit. Një lojë letrash, pak gjimnastikë, zhytje në ujë dhe ngjyrë perfekte përpasa sezonit masiv të plazhit. Njerëzit janë zhveshur nga rrobat e trasha, por dhe nga komplekset. Fare mirë dreka e shtëpisë mbështillet me vete dhe hahet pa shumë komoditet në natyrë. Kjo mbetet stina më e bukur pasi ende temperaturat nuk kanë arritur derisa të bëhen të padurueshme./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti