Liqeni i Butrintit (13 Qershor 1999)
Butrinti jeton me taksat e lundrës. Mungesat e fondeve apo gërmimet pa leje rrezikojnë të shkatërrojnë bukurinë natyrore shqiptare që në botë krahasohet me Piramidat e Egjyptit. Por megjithatë jeta në Butrint vazhdon. Kjo lundër që transporton njerëzit dhe makinat nga njëri breg i liqenit të Butrintit në tjetrin është i vetmi aktivitet aty. Vizitorë nuk ka, mungojnë edhe arkeologët. Kjo lundër e cila në mungesë të dritave mund të mbesë në mes të liqenit, gjallëron këtë zonë. Kjo zonë turistike që për ne është nderi i kombit po pret, pret diçka dhe dikë që t’a rigjallërojë atë dhe një herë./tvklan.al
Gazetar: Edurat Frangaj