Liqeni i Ohrit, pjesë e një projekti për ruajtjen e florës dhe faunës së tij (3 Mars 2001)
Ohri, një nga liqenët më të rëndësishëm jo vetëm i Shqipërisë, por dhe i Ballkanit, i është nënshtruar një projekti për ruajtjen e faunës dhe florës së tij me vlerë 4,4 milionë dollarë. Ky projekt ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Projekti po realizohet në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe maqedonase.
Ai ka vlerën 4,4 milionë dollarë prej të cilëve 4,1 dollarë janë dhuratë e Fondit për Mjedisin Global dhe administrohen nga Banka Botërore. Ky projekt do të zgjasë 3 vjet./tvklan.al