Liqeni i tejfryrë, shkak për përmbytjen e qytetit


Liqeni i tejfryrë, shkak për përmbytjen e qytetit

14:00 12/01/2010

Përmbytja e rrethinave të Shkodrës është një fenomen i përsëritur që ndodh sa herë fryhet lumi Buna dhe pengohet derdhja e tij në det.

Drejtori i departamentit të Gjeografisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Rifat Talani thotë se niveli i liqenit të Shkodrës ka kaluar ndjeshëm nivelin e tij normal. Kjo rritje ka bërë që uji të mbulojë fushën e Bunës dhe të mbërrijë në brendësi të qytetit.

Në kushtet aktuale në varësi të motit dhe të prurjeve nga hidrocentralet parashikimet janë optimiste. Tërheqja e ujit mund të ndodhë në një afat kohor prej dy javësh.

Prej disa ditësh zona e Nënshkodrës dhe lagjet Ajasëm, Bahçallëk dhe Livadhe ndodhen nën ujë, përmbytje kjo e favorizuar edhe nga rreshjet që kanë rënë në pjesën veriperëndimore të vendit.

Tv Klan






Të ngjashme