Lirimet nga Gjykata Berat e Mirditë – (11 Shtator 1999)


Lirimet nga Gjykata Berat e Mirditë – (11 Shtator 1999)

12:11 11/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Berat dhe në Mirditë gjykata liron të akuzuarit për rrëmbim personi dhe përdhunime. Pas vendimit të gjyqësorit në këto dy qytete, forcat e policisë kriminale dhe ato të rendit protestojnë ashpër duke braktisur detyrën. Është shtuar zemërimi i uniformave blu, të cilët vetëm pak ditë më parë kanë bërë një luftë të vërtetë për të arrestuar rrëmbyesit dhe përdhunuesit.

Në Mirditë dy vëllezrit Gjoka, të cilët u arrestuan nga forcat e policisë pas shumë orë shkëmbimi zjarri me njëri-tjetrin, të cilët akuzoheshin për përdhunimin e disa vajzave të mitura, lirohen në sallën e gjyqit.

Gjithashtu dhe në Berat gjykata liron një person që akuzohej për rrëmbim personi, por që në këtë rast tërhoqi padinë vetë pala akuzuese. Megjithatë për policinë lirimi i tij por edhe i dy vëllezërve mirditorë është një injorim i punës së tyre por edhe i vetë drejtësisë, ndaj kanë vendosur të bojkotojnë punën e tyre./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme