Lirimi i anëtarit të dosjes “Viluni”, Prokuroria rekurs ne Gjykatën e Lartë për Renato Çaushin


Lirimi i anëtarit të dosjes “Viluni”, Prokuroria rekurs ne Gjykatën e Lartë për Renato Çaushin

15:15 09/07/2017 https://youtu.be/FIW6RQ1j5ZM

Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda pritet t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me një rekurs ku do kundërshtojë lirimin nga burgu të Renato Çaushit.

 I riu nga Tepelena u arrestua një muaj më parë sëbashku me 3 persona të tjerë si pjesë e një organizate kriminale që trafikonin kanabis drejt Italisë nëpërmjet Lagunës së Vilunit. Burime nga prokuroria thonë për Tv Klan se do të pritet zbardhja e vendimit të Apelit që liroi nga qelia Çaushin. Por hetuesit janë të bindur se nga provat e siguruara deri tani në bashkëpunim me antimafian italiane faktojnë se Renato Çaushi është një nga organizatoret e trafikut të drogës. 

Sipas hetimit  ai ishte personi që siguronte lëndën narkotike kryesisht në zonën e Tepelenës dhe Vlorës. Me pjesën tjetër të punës merrej Bardhok Pllanaj i cilësuar si një nga personat më të rëndësishëm të këtij rrjeti ende në kërkim. Për hetuesit është faktuar se këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kishin përgatitur trafikimin drejt Siçilisë të rreth 3.5 ton kanabis. Kjo sasi u kap nga policia italiane ne prill te 2014.

Lënda narkotike shkonte për tre  familje mafioze ne zonën e Katanias. Sipas prokurorëve italiane ata janë vëllezërit Morabito, , familja Nizza dhe Lorenzo Saita, i quajtur “Skeleti”. Tre vjet më parë po për llogari të kësaj dosje  u arrestuan 7 persona të cilët u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Tv Klan






Të ngjashme