Lirimi i kosovarit, arrestohet juristi i burgut të Shënkollit
Zgjerohet skandali i burgut të Shënkollit, pas lirimit të Shuaip Zhukaj, edhe pse ai duhet të ishte ekstraduar në Kosovë, ku ishte i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.
Kështu në pranga ka përfunduar juristi i këtij institucioni. Devis Hoxha është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ndalimi i tij ishte urdhëruar nga prokuroria e Lezhës. Nga hetimet ka rezultuar se juristi Hoxha ka firmosur lirimin e të dënuarit.
Më herë u njoftua se tre inspektorë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve janë shkarkuar nga detyra. Shuaip Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e plagosjes së një shtetasi nga Kosova në vitin 2000, në Shëngjin, është lënë i lirë.
Por në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit, ai duhej të ekstradohej në Kosovë, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në vitin 2011, të Zyber Derishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit.
/tvklan.al