Lirimi i Hatiajt, mediat italiane: Me gjasë tashmë është arratisur
"Alket Hatija, i aftë për të transportuar kuintale heroinë e kokainë drejt Milanos, u arrestua pak ditë më parë në Durrës. Sipas gjykatësit, ai e kishte shlyer dënimin më parë. Me gjasë tashmë është arratisur".
Lajmi për lirimin nga Gjykata e Durrësit e 44 - vjeçarit Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia italiane është pasqyruar edhe nga mediat italiane. Gjykata rrëzoi të martën kërkesën e prokurorisë për të lënë në 40 ditë burg Hatinë, në pritje të procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.Sipas gjykatësit
, shkruajnë mediat italiane,Hatija e ka shlyer një dënim, për të njëjtin krim, në Shqipëri
."Në fakt në 2010 -ën, Gjykata për Krimet e Rënda e ka dënuar me 10 vite burg, nga ku doli pas një periudhe të shkurtër, për sjellje të mirë",
theksojnë mediat fqinje më tej. Ndonëse Prokuroria e Durrësit ka bërë rekurs në Gjykatën e Apelit, për të kundërshtuar lirimin nga burgu të Hatiajt, mediat shkruajnë se me gjasë ai tashmë është arratisur. I aftë për të dërguar kuintale heroinë e kokainë në Milano, me ngarkesa që vinin nga Shqipëria, Hatiajt jetonte në një vilë bunker në Berat, i rrethuar nga truproje të armatosur. Nga Janari i 2003 deri në Mars të 2004 -ës ai transportoi plot 540 kilogramë drogë drejt Italisë. Dënimi me 2o vite burg u dha nga gjykata italiane Prillin e vitit të shkuar. Ai u arrestua të shtunën në Durrës, ndërkohë që po vizitonte një mikun e tij. Mediat e vendit fqinj e kanë cilësuar Alket Hatiajn si "Zotin e drogës", apo trafikanti i "pastër", pasi nuk e prekte lëndën narkotike që lëvizte. Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike./tvklan.al