Lirimit nga burgu i kosovarit të dënuar për vrasje. Arrestohet juristi, sharkohen 3 inspektorë
Juristi i burgut të Shën Kollit në Lezhë, Devis Hoxha është arrestuar pas skandalit të lirimit nga ky burg i të dënuarit nga Kosova, Shuaip Zhukaj.
Më herët u shkarkuan nga detyra inspektorë të shërbimit të kontrollit të brendshëm të burgjeve për mosraportim të çështjes. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se çështja nuk duket aq lokale, duke lënë të kuptohet se në të mund të jenë përfshirë zyrtarë të Drejtorisë së Burgjeve.
“Është një çështje që meriton një hetim të plotë, sepse e kam pak të vështirë të besoj se kjo është një çështje historish zyrtarësh lokalë apo pa rëndësi, ndaj është një çështje që kërkon një ndërhyrje serioze. Përsa i takon pjesës së shkarkimeve, nuk me dridhet dora fare as për inspektorët e SHKB-së atje, por edhe për të gjithë drejtuesit e administratës së burgjeve. Për çfarë është në kompetencën e Ministrit të Drejtësisë, shkarkimi nga puna është minimumi që mund të bëj, pra shkarkimi nga ajo detyrë që nuk e meritojnë ta mbajnë. Unë pres ngjarje dhe zhvillime të tjera, të cilat i takojnë Prokurorisë së Shtetit dhe ju e dini që ajo ka mbështetjen time maksimale”,
tha Manjani.
Shuaip Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, për akuzën e plagosjes së një shtetasi nga Kosova në vitin 2000, në Shëngjin, është lënë i lirë.
Por në kartelën e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit, ai duhej të ekstradohej në Kosovë.
Atje ai ishte dënuar me 20 vjet burg per vrasjen në vitin 2011 të Zyber Derishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit
Tv Klan