Lirohen 10 nga 14 protestuesit që u arrestuan më 16 Mars
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 10 nga 14 protestuesit e arrestuar për akte dhune në protestën e fundit të opozitës përballë parlamentit. Togat e zeza caktuan masën e “arrestit me burg” për Gazmir Bekshiun, Aldi Spahon, Ermir Brukën dhe Pal Daian.
Ndërsa masa “detyrim paraqitje” është dhënë për 10 persona të tjerë që morën pjesë në protestën e së shtunës. Këta persona u ndaluan nga policia pas protestës së 16 Marsit, e cila u zhvendos nga Kryeministria te Parlamenti, ku pati përplasje edhe mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Tv Klan