Lirohen 100 vajzat e rrëmbyera


Lirohen 100 vajzat e rrëmbyera

12:08 21/03/2018

Rreth 100 nxënëse që ishin rrëmbyer nga qyteti nigerian Dapchi muajin e kaluar, janë kthyer në shtëpi. Sipas Reuters, vajzat janë lënë të lira, pasi u rrëmbyen nga militantët e grupit terrorist Boko Haram.

Numri i saktë i vajzave të kthyera ende nuk është përcaktuar. Umar Hassan, një banor i Dapchi, tha për mediat se shumë njerëz janë arratisur pasi dëgjuan se kryengritësit e Boko Haram kanë pushtuar sërish qytetin.

Ai tha se ndërsa ishte i fshehur, banorët i panë vajzat e zhdukura të dilnin nga automjetet e Boko Haram.

Ushtria e Nigerisë ka hedhur poshtë një raport të Amnesty International, ku pohohej se forcat e sigurisë ishin paralajmëruar disa herë përpara rrëmbimit të nxënësve.

Sulmi nga ekstremistët e dyshuar të Boko Haram shkaktoi zemërim në vendin më të populluar të Afrikës dhe risolli në vëmendje ngjarjen e ndodhur në Chibok në vitin 2014, ku u rrëmbyen 276 nxënëse./tvklan.al 






Të ngjashme