Lirohen dy australianët (2 Shtator 1999)
Janë liruar nga Qeveria Jugosllave, dy australianët e organizatës humanitare Keird të akuzuar për spiunazh. Stiv Prat 49 vjeçar dhe Piter Uells 31 vjeçar u kapën nga Qeveria Jugosllave në kufirin serbo-kroat në 31 Marsin e kaluar.
Akuza ndaj tyre ishte spiunazh dhe dënimi për ta ishte 8 vjet për Prat dhe 4 vjet për Uolls. Por falë ndërhyrjes ndërkombëtare dhe asaj australiane Millosheviçi firmosi lirimin e tyre. Me ta ka qënë dhe një serb me origjinë kroate i cili u dënua 3 vjet dhe për të cilin Millosheviçi s’ka dhënë asnjë shpresë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori