Lirohen nga burgu të arrestuarit për vjedhjen e thesarit (12 Maj 2000)
Lirohen nga burgu dy të arrestuarit të akuzuar si grabitësit e thesarit të shtetit. Enver Hyka dhe Bashkim Halla kanë lënë mbrëmë qelitë e burgut duke i dhënë një goditje të madhe hetimit të skandalit të arit në tunelet e Krrabës. Vendimi është marrë dje pasdite nga Gjykata e Faktit e Tiranës nën motivacionin e mungesës së provave, ndërkohë që ky vendim ka provuar sot protestën e policisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj Ushtarake.
Enver Hyka ishte i arrestuari i tretë nën akuzën e grabitjes së drejtpërdrejtë të një pjese të floririt sëbashku me vëllain e tij që ndodhet në qelitë e burgut 313 Ahmet Hyka. Për këtë të fundit është marrë masa e arrestit me burg pasi në shtëpinë e tij iu gjet një pjesë e arit të grabitur në Marsin e vitit 1997 në thesar. Vëllai i tij u akuzua jo vetëm si bashkëpunëtor por edhe si grabitës të një pjese të florit. Por Gjykata e Tiranës si në shumë procese të bujshme viteve të fundit, i ka quajtur të pamjaftueshme provat për të akuzuarit dhe e ka liruar.
Ndërsa mbi të ndaluarin tjetër Bashkim Alla, dyshimet lidheshin me faktin se 3 vitet e fundit ai ishte shndërruar papritur në njeriun më të pasur të zonës së Krrabës. Për të prokurori kërkoi 1 muaj kohë deri në grumbullimin e provave, kërkesë që u hodh poshtë nga Gjykata që firmosi në lënien e tij të lirë. Prokuroria ka protestuar sot për lirimin e të dy akuzuarve nga burgu si grabitës të një pjese të floririt të Krrabës.
Kryeprokuroi ushtarak tha sot se grupi hetimor ka përgatitur sot apelimin e këtij vendimi. Për të mos humbur kohë kjo ankesë nuk do të dërgohet në Gjykatën e Apelit por direkt në Gjykatën e Kasacionit u shpreh Agim Tirana. Pavarësisht nga vendimi i Kasacionit vendimi për lirimin e dyy të akuzuarve nga lirimi i një pjese të thesarit, i ka krijuar hetimit të kësaj çeshtje një të çarë të madhe për të cilën do të duhet shumë kohë dhe energji për tu riparuar./tvklan.al