Lirohen nga paraburgimi deputetët e Vetëvendosjes


Lirohen nga paraburgimi deputetët e Vetëvendosjes

16:16 25/11/2017

Gjykata e Apelit në Kosovë liroi nga paraburgimi 3 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj- Bujupin.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarët e gjykatës, të cilët sqaruan se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu është e lirë pa ndonjë masë siguruese. Deputetët e Vetëvendosjes u arrestuan të premten në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi arrestimin e tyre, pasi nuk u paraqitën për të dëshmuar për akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e parlamentit.

Tv Klan

 






Të ngjashme