Lirohen pesë serbët në Kosovë të kapur nga UÇK-ja (23 Janar 1999)


Lirohen pesë serbët në Kosovë të kapur nga UÇK-ja (23 Janar 1999)

16:26 23/01/1999

Pesë serbë, tre burra dhe dy gra, të kapur në Veri të Kosovës nga UÇK-ja u liruan sot. Shefi i misionit amerikan Uillian Uolker dënoi rrëmbimin e këtyre pesë civilëve serbë. Ndërkaq nëntë shqiptarë të UÇK-së të burgosur prej një muaji u liruan sot nga autoritetet e Beogradit. Një burim i NATO-s në Bruksel tha se sulmet mund të fillojnë vetëm nëse të 16 ambasadorët e NATO-s vendosin njëzëri për të shfrytëzuar dy urdhërat e aktivizimit të lëshuar vitin e kaluar./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme