Lirohet diktatori Pinoçet – (12 Janar 2000)
Arkiva Lajme bota – Tv Klan 2000
Pinoçet mund të kthehet i lirë në shtëpinë ë tij. Augusto Pinoçet lirohet pas 15 muajsh arrest shtëpie në Britani. Gjendja e rënduar shëndetsore ka bërë që Pinoçet të mos i nënshtrohet një procesi gjyqësor në Spanjë. 82 vjeçari Pinoçet vuan nga zemra dhe probleme të tjera të hipertensionit. 40 vite më pare ai vret në zyrën e tij kryeministrin socialist Alende dhe si rezultat i Juntës ushtarake të vendosur prej tij u zhduken 3000 njerëz.
Urimet e para për lirimin e Pinoçet erdhen nga Margaret Thecer, një prej mbrojtëset e tij më të flakëta. Ndërsa për Garson, prokurorin spanjoll të çështjes, pritet të jetë beteja finale me drejtësinë ndërkombëtare. Reagimet pro dhe kunder diktatorit Pinocet vazhdojne ne Kili. “Të lutem kthehu, ne gratë jemi me ty”, është kjo parrulla e hedhur nga një shoqatë grash.
I biri i tij Marko Antonio thotë se është shumë i lumtur nga njëra anë, por optimizmi për të ardhmen dhe pesimizmi për të shkuarën balancojnë njëra-tjetrën. Ndërsa nënat e të afërmve të atyre që junta e Pinoçetit i zhduku, i bëjnë apel drejtësisë. Gjithsesi kabineti qeveritar dhe shteti Kilian presin pas pak ditësh kthimin e presidentit Augusto Pinoçet./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori