Gjykata liron 2 grabitësit e blindave me para në 2017-në
Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika bashkëpunuan me drejtësinë
Dy nga të arrestuarit për grabitjen e blindave me para që po shkonin në Rinas në vitin 2017-të, janë liruar nga Gjykata e Posaçme. Lirinë e ka marrë Admir Çerpja i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin 2019, u la i lirë nga gjykata.
Ai u arrestua në vitin 2017 si i përfshirë në grabitjen e blindave me para qe shkonin drejt Rinasit. Ai përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve.
Për shkak statusit si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe përfundimit të dënimit lirinë ka fituar edhe ish-komando Ditjon Memlika.
Admir Çerpja dhe Ditjon Memlika dhanë informacion për grabitësit e blindave. Njeriu që organizoi edhe atë grabitje ishte Admir Murataj, i vrarë në një tjetër grabitje po në Rinas.
Në burg për këto grabitje janë Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinanaj. Bëhet fjalë për grabitjen e 9 Shkurtit të 2017-së, ku u morën 7 milionë euro nga dy blinda që po transportonin para.
Tv Klan