Lirohet ish-drejtori i Bashkisë Gjirokastër

Foto: Policia Gjirokastër

Lirohet ish-drejtori i Bashkisë Gjirokastër

15:04 02/09/2019

Armand Mamani, ish-drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës, është lënë sot i lirë një ditë pasi u ndalua nga uniformat blu.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Bashkinë e qytetit të gurtë.

Mamani u ndalua pas akuzve për shpërdorim detyre. Ai dyshohej se kishte favorizuar një biznes, duke i dhënë energji nga zyra e tij e Bashkisë një lokali aty pranë. Por për këto dyshime, Mamani do të hetohet në gjendje të lirë. /tvklan.al

https://tvklan.al/arrestohet-ish-drejtori-ne-bashkine-e-gjirokastres/





Të ngjashme