Lirohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Mimoz Xhaferri (23 Dhjetor 2000)
Kryeministri Meta ka firmosur dje lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Mimoz Xhaferri. Dy ditë më parë zëvendëministri i Drejtësisë Sokol Tona ka mbledhur Administratën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe i ka komunikuar disa shkelje të drejtorit Xhaferri.
“Vetë kam shkuar në burgun e Tepelenës, kam bërë një inspektim aty. Më pas kam marrë vesh që në Drejtorinë e Përgjithshme deri tek pastruesja dhe pritej që të vinte ministri i Drejtësisë. Menjëherë më vajti në mendje që mund të ishte ndonjë urdhër për lirimin tim nga detyra sepse unë kam patur një takim me ministrin e Drejtësisë para 15 ditësh. Ai më ka sqaruar që ka kërkuar lirimin tim nga detyra dhe unë kam sqaruar pozicionin tim dhe se çfarë kam bërë unë për burgjet dhe arsyetr që ai më ofroi nuk mu dukën të arsyeshme.”
Mësohet se Ministria e Drejtësisë është duke shqyrtuar akoma kandidaturën për postin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve./tvklan.al