Lirohet nga pozita Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë


Lirohet nga pozita Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Tiranë

11:17 22/12/2020

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, Halim Krasniqi, është liruar nga ky pozicion. Për këtë ka vendosur me dekret ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Halim Krasniqi, lirohet nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë, me qëllim të zbatimit të Dekretit të u.d Presidentes së Republikës së Kosovës nr. 165/2020 të datës 25.11.2020 Kthimi i z. Halim Krasniqi i shprehur në pikën 1 të këtij Vendimi, bëhet më së largu deri në datën 15/01/2020”, thuhet në dekret.

Vendimin është detyruar që ta zbatojnë Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtori i Përgjithshëm dhe Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme./tvklan.al






Të ngjashme