Lirohet pas 15 vitesh, pasi bëri burg për abort
Një grua në në El Salvador është liruar, pasi bëri 15 vjet burg për abort. Maira Verónica Figueroa Marroquín u lirua pasi përfitoi nga amnistia, sepse ishte dënuar me 30 vjet burg.
Figueroa gjithmonë ka thënë se është e pafajshme. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003 dhe ajo ka qenë në shtëpinë e saj duke punuar ditën që është arrestuar nga autoritetet.
Prindërit e saj, si dhe gazetarët dhe aktivistët, ishin jashtë burgut në Ilopango, pranë kryeqytetit San Salvador, për ta mirëpritur atë.
“Unë jam e lumtur që jam me familjen time”
, tha ajo.
“Dua të studioj ligjin për të kuptuar se çfarë më ka ndodhur dhe për të ndihmuar gratë e tjera,”
shtoi ajo.
Aborti është i ndaluar me ligj në El Salvador.
/tvklan.al