Lirohet pengu i Fushë-Krujës
Borxhi për një shumë prej 4 mijë eurosh u bë shkak që dy të rinj nga Fushë-Kruja të mbanin peng për 4 ditë një person nga Divjaka.
Pas ndërhyrjes së policisë u vu në pranga 24-vjeçari Edison Mjekra, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, një person me iniciale B.Xh.
Të dy këta persona mbajtën peng për 4 ditë Behar Zemzadën nga Divjaka, me argumentin se iu kishte borxh rreth 4 mijë euro.
Tv Klan