Lirohet Vladimir Gjuta


Lirohet Vladimir Gjuta

15:33 26/09/2016

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Vladimir Gjutën, i cili akuzohej nga Prokuroria për dhunë në familje dhe thyerjen e masës së sigurisë.

Togat e zeza kanë revokuar vendimin, i cili mbante në qeli 36-vjeçarin. Sipas gjykatës është konstatuar se Gjuta nuk ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, siç u pretendua në fillim nga prokuroria dhe policia.

Vladimir Gjuta u arrestua me 20 qershor dhe prej asaj kohe qëndronte në paraburgim. Babai i tij ndaj të cilit policia tha se ishte ushtruar dhune kishte hequr dore nga padia për udhër-mbrojtje./TV KLAN






Të ngjashme