“Lista e barabartë”, partia e Ben Blushit
“Lista e barabartë”, do të jetë forca më e re politike në vend. Ben Blushi ka lajmëruar në faqen e tij në Facebook se në datën 1 nëntor do të prezantoje partinë e tij.
Ish-deputeti socialist ka zgjedhur Akademinë e Arteve që të themelojë partinë e tij, pasditen e të martës së ardhshme. Blushi u largua rreth zyrtarisht 1 muaj parë nga partia ku aderoi për afro 20 vite së bashku me deputeten e Shkodrës, Mimoza Hafizi./ TV KLAN