Lista Serbe mban peng demarkacionin


Lista Serbe mban peng demarkacionin

22:05 06/03/2018

Lista serbe mban peng ratifikimin e ligjit të demarkacionit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, rrjedhimisht edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në vendet e Bashkimit Europian.

Mediat kosovare citojnë kreun e grupit të tyre parlamentar Igor Simiç të jetë shprehur se është në bisedime me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, por ende nuk është i bindur për të votuar “Pro”. Por burime nga koalicioni qeverisës PAN thonë se njëri nga deputetët e Listës Serbe, Sllobodan Petroviç ka konfirmuar se do ta votojë këtë marrëveshje.

Përfshirë edhe Petroviçin, numri i deputetëve që janë gati të votojnë pro marrëveshjes arrin në 79. Ndërsa duhet të paktën edhe 1 votë më shumë për ta miratuar.

Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe shihet si e vetmja mundësi për të miratuar marrëveshjen e demarkacionit pas refuzimit kategorik nga vetëvendosja. Por ata e kanë kushtëzuar votën e tyre me miratimin fillimisht të marrëveshjes së bashkësisë së komunave serbe.

Tv Klan






Të ngjashme