Qeveria e re betohet përpara Presidentit
Ministrat e kabinetit “Rama 2” kanë marrë zyrtarisht detyrën, duke u betuar përpara Presidentit të Republikës.
Ceremonia u mbajt pak orë pas votimit të qeverisë në parlament.
Ky ishte edhe takimi i parë i Ilir Metës dhe Edi Ramës që pas fushatës elektorale, ku marrëdhëniet u tensionuan dhe ku akuzat reciproke nuk u kursyen.
Presidenti përmendi disa prej sfidave me të cilat duhet të përballet kabineti “Rama 2” dhe kërkoi bashkëpunim mes të gjitha forcave politike në interes të kombit.
“
Dua t’ju uroj suksese në veçanti në përmbushjen e të gjitha përgjegjësive që ka Qeveria për përballimin e sfidave që lidhen me forcimin e sigurisë kombëtare, me luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar e çdo kërcënimi të jashtëm.
Jam shumë i gëzuar që qeveria e re e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e këtij Institucioni në nismën tuaj.
Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Dhe sot ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”.
Ashtu si 4 vjet më parë, pas betimit, kryeministri dhe ministrat iu drejtuan në këmbë selisë se qeverise, pa harruar te respektojnë rregullat e qarkullimit.
Qeveria e re ne mbledhjen e saj të parë miratoi 10 vendime.
Tv Klan
Qeveria Rama II
*Kryeministri – Edi Rama
*Zv/Kryeministrja – Senida Mesi, deputete e Shkodrës
*Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko
*Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato
1.Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj
2.Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjoni (aktualisht zv/ministre e Drejtësisë)
3.Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati
4.Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka
5.Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro
6.Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj
7.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla
8.Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu
9.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri
10.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi
11.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi