Daily Love Story – Enxhi kundër Enxhëll, Kejda kundër binjakeve
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta, teksa Saimiri zhvilloi dy takime të gjata, me Suelën dhe Enxhëllin.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Suela ka folur për ndjesitë e takimit të saj me 33-vjeçarin, teksa shprehet se u ndje e veçantë.
Albana u shpreh se takimi me Saimirin duhet të kishe pasur më shumë afrimitet, pasi ishte pak i distancuar.
Ndërkohë, Silvana ka komentuar edhe miqësinë mes Suelës dhe Enxhëllit, të cilat patën takime të gjata me 33-vjeçarin.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Kejda ka folur për takimet e javës, teksa shprehet se vajzat ishin shumë aktive dhe me një vetëbesim të tepruar.
Ajo është pyetur edhe për komentin e motrave binjake, të cilat javën që shkoi thanë se nuk e kishin edhe aq qejf Kejdën.
Nata e katërt e spektaklit “Love Story” rezervoi tensione dhe surpriza, teksa dy konkurrente, Kejsi dhe Enxhi, u eliminuan.
Vajzat kanë folur pas eliminimit, teksa janë shprehur se janë të kënaqura që ishin pjesë e këtij show televiziv dhe që arritën deri në puntatën e katërt.
Madje Kejsi i uroi Saimirit trashëgime dhe dy fëmijë, me vajzën që do të zgjedhë nga kasti.
Debatet e javës së shkuar ende nuk janë sqaruar aq sa duhet, pasi vajzat kanë pasur sërish përplasje jashtë kamerave.
Bëhet fjalë për komentet e takimit të Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit, për të cilin Enxhëll reagoi ashpër.
Enxhi ka thënë se nuk e priste eliminimin por gjithsesi ky ishte vendimi i Saimirit.
Ndërkohë, ajo është pyetur edhe për afrimitetin e Saimirit me Suelën, teksa ka theksuar se ai e bën edhe pak për lojë këtë gjë.
Më tej, Enxhi ka thënë se Saimiri e pa që nuk e plotësonte dot dhe se ajo meriton shumë më shumë se ai.