Daily Love Story-Vivien dhe Silvana i rrëfehen njëra-tjetrës, tregojnë për lidhjet dhe puthjen e parë


Daily Love Story-Vivien dhe Silvana i rrëfehen njëra-tjetrës, tregojnë për lidhjet dhe puthjen e parë

17:57 18/12/2020

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Albana ka folur për komentet që ka marrë nga publiku, familja dhe vajzat e kastit.

Ndërkohë, ajo ka theksuar se shpreson që Silvana të qëndrojë sa më gjatë në spektakël.

Si ka qenë kjo javë për ty?

Ka qenë një javë e qetë. Fakti që u tërhoqa ka qenë vendimi im. Që në momentin që Silvana bëri takimin, unë e vendosa që duhet të tërhiqesha. Edhe po të mos kishte ndodhur puthja, largimi im do të ndodhte. Unë jam e lumtur dhe shpresoj që rrugëtimi i Silvanës të vazhdojë akoma më i gjatë.

Drita ka folur për komentet pozitive dhe mbështetjen që ka marrë jo vetëm nga publiku por edhe nga konkurrentet e tjera.

Ajo ka veçuar momentin më të veçantë në Love Story dhe gjithashtu ka treguar edhe për reagimin e familjes pas eliminimit.

Të ka munguar Love Story?

Po më ka munguar sepse ky rrugëtim ishte ndryshe nga jeta e përditshme, zgjohesha me atë idenë që të gjitha vajzat do takoheshim, kishim prova fustanesh, kishim xhirimet, ishte eksperiencë shumë e bukur?

Për kë të ka marrë malli më shumë?

Tashmë të gjithë e dinë, për Vivienin. Vivi kujdesej gjithmonë për mua, ishte si një mami, Drita ke ngrënë…mos u streso…Gjithmonë i rrinte mendja tek unë. Krijuam një shoqëri mes njëra-tjetrës.

Vivien dhe Silvana kanë intervistuar njëra-tjetrën në programin “Daily Love Story”, ku nuk kanë munguar pyetjet pikante nga ana e tyre.

Silvana e ka pyetur 27-vjeçaren për puthjen e parë dhe lidhjen më të gjatë, për të cilën Vivien ka rrëfyer se ka qenë një marrëdhënie 5-vjeçare.

Si ndiheni në prag të kësaj nate të 6-të?

Vivien: E kam me frikë, nuk e di pse por e ndjej që do dal. Më duket se e kam mërzitur pak Saimirin. I thash një moment kur më dha trëndafilin “mos u mërzit me mua ore”. Nuk e di, mua më pëlqen të kemi edhe ato debatet por që është fundi i vitit 2020, një vit me shumë peripeci, është dhe kjo nata e gjashtë që të gjitha vajzat kanë atë vendin e vetë dhe kam frikë. Megjithatë, le të fitojë më e mira për Saimirin.

Silvana: Unë këtë javë ndihem shumë e emocionuar sepse në këto 5 javë kanë ndodhur shumë gjëra mes meje dhe Saimirit. Gjërat kur ndjehen ndodhin dhe nuk i ndalon dot. Shpresoj që rrugëtimi im të vazhdojë akoma sepse kam dëshirë ta njoh akoma dhe ta zbuloj më shumë Saimirin./tvklan.al






Të ngjashme