Daily Love Story-Vajzat e reja tregojnë planet për të ardhmen, duan fëmijë me Saimirin


Daily Love Story-Vajzat e reja tregojnë planet për të ardhmen, duan fëmijë me Saimirin

18:05 17/12/2020

Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja janë bërë pjesë e kësaj romance live.

Me ardhjen e Generdës, Vlentinës dhe Redonës në këtë ‘reality dating show’ pritet të rritet edhe konkurrenca mes vajzave.

Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Valentina ka treguar më shumë detje rreth vetes dhe qëllimeve që ajo ka në jetë.

Bukuroshja nga Italia ka komentuar pak edhe takimin me saimirin, ndjesitë dhe përjetimet e natës së saj të parë në “Love Story”.

Generda ka folur pak më shumë për veten dhe të ardhmen.

Ajo ka theksuar se pas 10 vitesh e shikon veten me Saimirin dhe mbase me një fëmijë.

Si tu duk nata e pestë e spektaklit duke qenë se ishte edhe nata jote e parë?

Isha në botë tjetër. Më dukej vetja sikur isha nga ato alienët që sapo kanë zbritur në një tokë të re dhe s’dinë si të flasin, si të sillen me njerëzit. Kur dola para Saimirit gjakun e ndjeva në fund të këmbëve. Thashë se do më binte të fikët.

Redona ka folur pak më shumë për veten dhe të ardhmen.

Veç të tjerash ajo ka theksuar se kishte shumë emocione dhe u ngatërrua pak me fjalët duke qenë se ka vështirësi me gjuhën shqipe.

Si tu duk nata e pestë e spektaklit duke qenë se ishte edhe nata jote e parë?

Ishte një natë plot me emocione, pashë Saimirin, ajo do mbetet kujtim.

Çfarë do të doje të veçoje nga ajo natë?

Saimiri më pëlqeu dhe pjesa e trëndafilit.

Çfarë të pëlqeu më shumë tek Saimiri?

Pamja, buzëqeshja. Kam nevojë për më shumë kohë për ta njohur më mirë.






Të ngjashme