E Diela Shqiptare (10 Janar 2021)
“Gjysma Ime”. Edi & Toni Gogu – Detaje dhe të pathëna nga marrëdhënia e çiftit.
Blerina është martuar me Antonion, një shtetas italian, prej 10 vitesh. Historia e tyre e dashurisë ka kaluar shumë peripeci por së fundmi ajo po përballet me një sfidë të re në marrdhënien në çift, shkaktuar nga situata e pandemisë. Çfarë ka ndodhur dhe si do e “shkundë” bashkëshortin nga mungesa e vemendjes ndaj saj?
Fëmijëria e Eriseldës ka qenë krejt ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj. Deri në orët e vona të natës, qepte këpucë me të ëmën për të mbijetuar.. Sot ka ardhur për t’i dhënë një mesazh mami Emirjetës që të ketë më shumë besim tek ajo.
Ëngjëllushja ka sjellë në seancë ndërmjetësimi bashkëshortin Dervish me të cilin ka një mosmarrëveshje prej gjashtë vitesh. Djali i tyre u sëmur rëndë dhe pas kësaj e shoqja e ndau duke i lënë “në derë” edhe djalin e mitur për të cilin nuk u interesua më kurrë. Dervishi fajëson të shoqen se ka rënë pre e mashtrimeve dhe se për rritjen e fëmijës duhet të përgjigjet nëna që ironikisht ka edhe kujdestarinë. A do arrijë Ëngjëllushja t’a bindë të shoqin për marrjen e kujdestarisë së nipit?
Formati ndërkombëtar – Identity- i cili në shqip do të vijë me emrin – Të Panjohurit! Një konkurrent, 8 të panjohur dhe një i afërm misterioz. Shuma që mund të fitohet – 20 mijë Euro.