E Diela Shqiptare (31 Janar 2021)
Helidon Bushati, deputet i Partisë Demokratike (2013-2017), i cili që prej muajit dhjetor 2020 është caktuar Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër. Sot vjen jo vetëm të na prezantojë gysmën e tij, bashkëshorten Ardiola; por për të na rrëfyer detaje nga jeta e tyre, duke u kthyer mbrapa 17 vite…që në momentin kur u takuan për herë të parë….
Arditi ka një lidhje shumë të fortë me motrën e madhe por krejt e kundërta ndodh me të voglën. Çfarë ka për t’i thënë sot Alketës?
Ardita ka ardhur në jetë nga dy prindër shurdh-memecë por “mami” i ka thirrur gjithmonë gjyshe Vevos. Pas dy vitesh mungesë në Shqipëri, ajo ka udhëtuar enkas nga Italia për t’i dhënë një mesazh e për t’i kërkuar falje… Për çfarë?
Përpara disa vitesh, Kasemi merr një kredi për të rikonstruktuar shtëpinë e nënës në kohën që ajo ishte ende gjallë. Pasi nëna ndahet nga jeta, ai nuk pati më mundësi që të shlyente kredinë dhe banka në 2016-ën e nxjerr banesën në ankand për shitje. Shtëpinë e blen nusja e djalit të Kasemit, megjithse aty kishin pjesë të gjithë fëmijët. Për këtë arsye Kasemi është në konflikt me vëllain e tij Safetin i cili kërkon një zgjidhje të drejtë.
Artur Lufi, konkurrenti i formatit “Të Panjohurit”, arriti të gjejë vetëm 3 prej 8 identiteve të të panjohurve tanë, por në fund, nuk arriti të gjejë të afërmin misterioz…