Berisha nga Shkodra: Basha i bën furça Ramës, PD do rikthehet opozitë e vërtetë
Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u takua pasditen e së premtes me mbështetës demokratë në qytetin e Shkodrës, aty ku ishte zhvendosur Foltorja e radhës.
Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se nuk ka denoncuar si duhet atë që ai e konsideron “masakër elektorale” me zgjedhjet e 25 Prillit, teksa thekson se kreu i PD është peng i Ramës.
“Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Ti duhet të shkoje në ODIHR, të shkoje në OSBE, t’i thoje ja si mori zgjedhjet. Tani pasi ke filliuar negociatata me të, ti vetëm po i bën furçë atij. Ndaj dhe është fund e krye tradhti ndaj jush. Në mbrojtje të peng kryetarit është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante nga më të ndryshme, por pengu është krejtësisht i pashpresë. A është kjo çështje midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Jo nuk është. Unë kam të drejtë morale të them se kjo është çështje midis besëprerit dhe njeriut me besë. Por nuk e them këtë, por them se është çështje themelore për pluralizmin shqiptar”.
Berisha u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të rikthehet fuqishëm në opozitë dhe Foltorja e tij synon bashkimin e të gjithë demokratëve.
“Dua t’i bëj thirrje çdo demokrati, koha është kritike, ne duhet të bashkohemi në qoftë se duam të ekzistojmë. Ata që u shprehën pas humbjes së radhës se Partia Demokratike duhet të shkrihet, nuk ishin armiqtë tanë, ata janë të interesuar për të fituar PD, por e panë që me këtë drejtim Partia Demokratike nuk fiton kurrë. Atëherë të dalë një forcë tjetër politike që të bëhet opozitë e vërtetë, po opozitë e vërtetë do bëhemi ne, Partia Demokratike do rikthehet e fuqishme”.
Por përse vendosi që të rikthehet në politikën aktive? Sali Berisha shprehet se u detyrua për shkak të vendimit “non grata” nga SHBA dhe përjashtimit nga grupi parlamentar i PD nga ana e Lulzim Bashës.
“Unë kam patur një përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros. Dhe mendova pse ma bënë këtë? Unë këto 8 vite nuk kam një fjalim të vetëm për të mbrojtur interesin tim personal, kam bërë gjithçka për të mbrojtur interesin tuaj publik kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër shpërbërjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve i përballur me të gjithë, kundër Ballkanit të Hapur, dhe Reformën në Drejtësi e cila ka sjellë sot në krye ish-ministra, vëllezër të ministrave dhe është sot më e kapur se kurrë. Pra unë këto kam bërë. Mendova, unë që e kisha ndërmend të largohem po të fitonim zgjedhjet se çdo gjë ka një kufi, s’do rrija në Parlament, kisha vendosur këtë gjë dhe tani goditem në këtë mënyrë. “Nga lufta veçse ai largohet” është një varg i hymnit tonë. Dhe vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Lulzim Basha peng merr një vendm që asgjëson pluralizmin, natyrisht kjo pastaj ishte një motiv kaq i madh për të bërë gjithçka së bashku me ju për të ngritur në këmbë PD, për ta çuar atë drejt fitores. Dhe ju garantoj se do bëjmë gjithçka së bashku që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritë, të mos mundë të lozë kush me votën tuaj”.
Berisha: Shkodra, qyteti më i diskriminuar nga qeveria e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvendosur Foltoren e tij në Shkodër. Para shkodranëve, Berisha ka hedhur akuza kundër qeverisë duke thënë se ka lënë pas dore veriun e Shqipërisë.
Më tej ai tha se qytetarët shkodranë kanë qenë më të diskriminuarit në 8 vitet e qeverisë së Edi Ramës.
“Dua të përulem para jush, martitëve të këtij qyteti, i cili në tërë historinë tonë kombëtare ka provuar se raportin e qytetarëve të tij me të vërtetën e ka patur pa mëdyshje më të drejtë më të, më të saktë se të gjithë shqiptarët. Dhe është ky raport i shkodranëve, që e ka bërë Shkodrën qytetin e sakrificave të mëdha për të dinjitet kombëtar, për liri dhe dinjitet njerëz, është ky raport që e bëri Shkodrën epiqendrën e anti-komunizmit.
Është ky raport që Shkodra të ketë martirë dhe shenjtor më shumë se vendet e tjera. Është ky raport, i cili mbetet frymëzues në çdo kohë dhe në më të vështirat për të ngjallur shpresën dhe për të ecur të sigurt në të ardhmen tonë. Unë vijë këtu se Shkodra, përjetoi gjatë tetë viteve të regjimit të narkoshtetit një diskriminim të atillë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues tjetër. Nuk do të gjeni në histori në qeveri që u ka diskriminuar më shumë se qeveria e Tiranës. Po vija e Tirana, gjysmë orë për të kaluar 6 kilometra në grykë shishen, aty kalojnë të gjithë, kalon Kosova. Por për të veriu nuk ekziston. Nuk po ndalem në aspekte të tjera, por do ndalem në vazhdim në takime të tjera”, tha ndër të tjera Berisha.
Berisha: Demokratët në 25 Prill u vodhën nga Rama dhe u tradhtuan nga Basha
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje drejtuesve të PD që të mos bëjnë asnjë marrëveshje nëse nuk merret miratimi i forumeve të partisë. Nga Foltorja në Shkodër, Berisha u shpreh se me marrëveshjet që ka bërë PD nën drejtimin e Bashës, partia ka shkuar nga humbja në humbje.
“Hiqni dorë nga marrëveshjet pa miratim paraprak nga Këshilli i Partisë Demokratike, asnjë hap mos bëni. Partia Demokratike ka forume politike, pasi nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë. Miqtë e mi, numëruam për herë të parë mandatin e tretë të Edi Ramës. Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se është një masakër zgjedhore, ua them me bindje se Edi Rama ka vjedhur si asnjëherë më parë, por zgjedhjet nuk i fitoi PD. Ne ishim pa lider”, tha Berisha.
Më tej ai komentoi dhe zgjedhjet e 25 Prillit, duke thënë se demokratët u vodhën nga Rama dhe u tradhtuan nga Basha, pasi sipas tij ky i fundit nuk mendoi për qytetarët por për karrigen e tij.
“Zotëria pastaj deklaroi masakrën zgjedhore dhe unë e thirra dhe i kam thënë se që është detyrë jetike që t’ua faktojmë komunitetit ndërkombëtar. Dua të faktojmë për milionat që u kanë shkuar bashkive për tërmetin. I gjithë shteti ishte në zgjedhje, u përdorën bandat, u përdorën për herë të parë dhe patronazhistët. Të njëjtën gjë bënte dhe sigurimi i shtetit. Por kjo kaloi se kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe u mor me karrigen e tij. Por si dolëm nga këto zgjedhje? Ne dolëm të vjedhur dhe të tradhtuar. Rama nga vodhi votën dhe pengu i tij nga tradhtoi”, shtoi Berisha.
Berisha akuzon Bashën nga Shkodra: Po i bën furça qeverisë, është krejtësisht i pashpresë
Nga Shkodra, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha nuk ndërmori asnjë nismë konkrete për të denoncuar në institucionet ndërkombëtare atë që ai e quan “masakër zgjedhore”.
Berisha kujtoi kohën kur një vëzhgues ndërkombëtar në kohën e Fatos Nanos ishte filmuar me Blendi Klosin dhe këtë çështje ish-Kryeministri thotë se denoncoi në institucionet më të larta ndërkombëtare. Berisha akuzon Bashën se është “peng” i Kryeministrit Rama.
“Një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi. Edhe unë i çoj fjalë i them o ti je agjent i Klosit, o i korruptuar. Po e çele gojën për këto zgjedhje, ta dish mirë që këto foto do dalin. Dhe me të drejtë ndërmorrën një veprim ndërkombëtar me dokumente në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vu nën sanksione Fatos Nano. Çfarë arritëm kësaj here? Zero, asnjë ndryshim raporti. Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor.
Ti duhet të shkoje në ODIHR, të shkoje në OSBE, t’i thoje ja si mori zgjedhjet. Tani pasi ke filliuar negociatata me të, ti vetëm po i bën furçë atij. Ndaj dhe është fund e krye tradhti ndaj jush. Në mbrojtje të peng kryetarit është vërsulur e gjithë propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante nga më të ndryshme, por pengu është krejtësisht i pashpresë. A është kjo çështje midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës? Jo nuk është. Unë kam të drejtë morale të them se kjo është çështje midis besëprerit dhe njeriut me besë. Por nuk e them këtë, por them se është çështje themelore për pluralizmin shqiptar”, deklaroi Sali Berisha.
Berisha thirrje demokratëve: PD do të rikthehet fuqishëm, do të bëhemi opozitë e vërtetë
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje për bashkim demokratëve dhe të rikthejnë Partinë Demokratike forcë opozitare.
Nga Shkodra ku mbajti Foltoren e radhës me mbështetës të PD-së, Sali Berisha tha se Partia Demokratike do të rikthehet e fuqishme dhe do të bëhen opozitë e vërtetë.
“Dua t’i bëj thirrje çdo demokrati, koha është kritike, ne duhet të bashkohemi në qoftë se duam të ekzistojmë. Ata që u shprehën pas humbjes së radhës se Partia Demokratike duhet të shkrihet, nuk ishin armiqtë tanë, ata janë të interesuar për të fituar PD, por e panë që me këtë drejtim Partia Demokratike nuk fiton kurrë. Atëherë të dalë një forcë tjetër politike që të bëhet opozitë e vërtetë, po opozitë e vërtetë do bëhemi ne, Partia Demokratike do rikthehet e fuqishme. Ne kemi ndërmarë Foltoren. Çfarë synojmë me të? Bashkimin synojmë”, u shpreh Sali Berisha.
Berisha: Nuk e kam sjell unë Bashën, kam shumë dokumente që faktojnë…
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se nuk është ai që ka sjell Lulzim Bashën në krye të PD. Në fjalën e tij gjatë Foltores përballë demokratëve, Berisha u shpreh se kur Basha ka kandiduar në vitin 2013 nuk e ka mbështetur, por fitorja erdhi për shkak se ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe kishte avantazh kundër Sokol Olldashit.
Më tej tha se ka shumë dokumente që faktojnë se Bashës në zyrë i ka bërë shumë kritika, por ky i fundit nuk i ka dëgjuar.
“Vetëm për Ballkanin e Hapur mund të kem marrë dhjetëra mesazhe nga Kosova, se Basha nuk fliste. Por nuk ia thash. Po është turp i madh, të bëhet dhe Shqipëria vasale Beogradit kjo nuk mund të ndodhte. Ka një filozofi kjo parti, dinjitetin njerëzor dhe dinjitetin kombëtar. Por kësaj partie iu kërkua që një anëtari i saj, një ish-themelues të mos ishte në Parlament. E çfarë bëri kryetari, i vuri shkelmin partisë. Një parti jo sovrane nuk mund të fitojë kurrë zgjedhje, ajo parti mbetet një lëvozhgë opozitë. Por nëse ti na nëpërkëmb në këtë mënyrë, ti kë shpallur një armiqësi, pasi njerëzit e tij nuk i pranojnë këto gjëra. Por cila është e vërteta, unë u garantoj se nuk e kam sjell unë. Humba zgjedhjet dhe mendova për largim të hapja rrugën dhe të vinin të tjerë. Atë verë janë paraqitur vetëm dy vetë. Nuk i kam kërkuar askujt të kandidojnë. Por përveç Bashës dhe Olldashit nuk u paraqitën. Ai fitoi garën se ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe kishte një avantazh.
Por ku qëndron problemi im, përgjegjësia ime, në mbështetjen time që unë i kam dhënë atij publikisht. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar. I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen. Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye. Po të hyja pa projekt vetëm se shkaktoja kaos. Por a ishte e drejtë të mos ndërhyja në problemet e PD? Po unë them se nuk ishte e drejtë pasi nëse do të kisha ndërhyrë zhvillimet mund të mos ishin ato që janë sot”, u shpreh ndër të tjera Berisha.
“Non grata dhe përjashtim nga PD”, Berisha: Më goditën në këtë mënyrë dhe vendosa të rikthehem
Ish-Kryeministri Sali Berisha tregon përse vendosi që të rikthehet aktiv në politikë dhe të nisë turin e takimeve me demokratët në çdo qytet.
Nga Shkodra ku mbajti takimin e radhës, Sali Berisha u shpreh se shpallja “non grata” dhe më pas përjashtimi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike e detyruan atë që të rikthehet sërish aktiv në politikë.
“Unë kam patur një përplasje të jashtëzakonshme me multimiliarderin George Soros. Dhe mendova pse ma bënë këtë? Unë këto 8 vite nuk kam një fjalim të vetëm për të mbrojtur interesin tim personal, kam bërë gjithçka për të mbrojtur interesin tuaj publik kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër shpërbërjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve i përballur me të gjithë, kundër Ballkanit të Hapur, dhe Reformën në Drejtësi e cila ka sjellë sot në krye ish-ministra, vëllezër të ministrave dhe është sot më e kapur se kurrë. Pra unë këto kam bërë.
Mendova, unë që e kisha ndërmend të largohem po të fitonim zgjedhjet se çdo gjë ka një kufi, s’do rrija në Parlament, kisha vendosur këtë gjë dhe tani goditem në këtë mënyrë. “Nga lufta veçse ai largohet” është një varg i hymnit tonë. Dhe vendosa të kthehem të vazhdoj me fuqi të shumëfishuar mbrojtjen e interesit publik dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.
Lulzim Basha peng merr një vendm që asgjëson pluralizmin, natyrisht kjo pastaj ishte një motiv kaq i madh për të bërë gjithçka së bashku me ju për të ngritur në këmbë PD, për ta çuar atë drejt fitores. Dhe ju garantoj se do bëjmë gjithçka së bashku që ju të zgjidhni njerëzit që u besoni më shumë. Do bëjmë gjithçka që vota juaj të dalë në dritë, të mos mundë të lozë kush me votën tuaj”, deklaroi Sali Berisha.
Berisha zbulon detaje nga platforma e tij: Do të rikthejmë primarët në PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Shkodër ka treguar sërish qëllimet e Kuvendit Kombëtar të PD. Në fjalën e tij, lideri historik i PD u shpreh se nga Kuvendi Kombëtar i PD do të rikthejë vlerat e partisë dhe nuk do të lejojë kryetarin që të marrë vendime duke shkelur statutin.
Po ashtu Berisha tha se në PD do të rikthehen primaret për të vendosur listën e deputetëve dhe të kryetarëve të bashkive, po ashtu dhe mekanizmin e numërimit të votave.
“Ne do rikthejmë primaret, do rikthejmë mekanizmin e numërimit të votave. Do të fitojmë besimin tek shqiptarët. Po çfarë komisioni ke ti sot për të hetuar votën. Zotëri shiko si e ke ti në parti. Zgjedhjet e vodhi ai, por ti shiko si i ke në pari. Ja këto do të bëjmë ne të fitojmë besimin e qytetarëve që të shkojmë të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.
Berisha: Dy persona të huaj më erdhën në zyrë dhe më pyetën për një koalicion PS-PD
Ish-Kryeministri Berisha ka treguar se dy persona të huaj i kanë shkuar në zyrë gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit dhe i kanë kërkuar mendimin lidhur me një koalicion të mundshëm mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Berisha thotë se u shpreh kundër një koalicioni të tillë, por theksoi se këta dy persona kishin shkuar me paramendim për një tezë të tillë.
“Gjatë zgjedhjeve dy persona të afërt me të gjitha palët më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyet çfarë mendon për një koalicion PS-PD? U kam thënë jam absolutisht kundër dhe nuk mund të pranohet. Kjo ka qenë dhe ju garantoj që të dy ata nuk erdhën rastësisht në zyrën time, por ata ishin të dy të huaj, ata ishin me një mision që erdhën tek unë për të parë cili është mendimi im. Mendimi im ishte i prerë kundër koaliconit të tillë. Unë u bëj thirrje deputetëve të PD dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar, të jenë shumë të vëmendshëm sepse ai i cili nuk merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i aftë ta marrë në çdo formë që ja japin”, u shpreh Sali Berisha nga Shkodra ku mbajti Foltoren e radhës me mbështetës të Partisë Demokratike. /tvklan.al