Përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave


Përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave

15:33 08/11/2016 https://youtu.be/4NlWcD4W_Vs

Kryeministri Edi Rama ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile për tu njohur me situatën e krijuar në të gjithë vendin nga moti i keq.

Për shkak se reshjet me intensitet të lartë kanë krijuar situata përmbytjesh, pothuajse në të Shqipërinë, kryeministri thotë se të gjitha strukturat e shtetit janë angazhuar për të përballuar pasi ishin te përgatitura për përkeqësimin e motit.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri thotë se qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra ku reshjet kanë krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujin e pijshëm, përveç sipërfaqeve të mëdha që ndodhen të pushuara nga uji.

Edhe rrugët dhe lagjet e kryeqytetit janë zgjuar nen ujë dhe pse 1800 punonjës të bashkisë kanë qëndruar në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll situatat e përmbytjeve.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka inspektuar punimet për zgjerimin e skarpateve te lumit në Urën e Shkozës dhe apeloi për të qëndruar larg lumenjve ndërsa tha se nen monitorim po mbahet edhe ujëmbledhësi i Bovillës.

Kryebashkiaku ka kërkua që të evitohen daljet e panevojshme në rrugë, si dhe të njoftojnë në numrin 112 për çdo rast urgjent./ TV KLAN






Të ngjashme