Mbyllet paqësisht protesta e opozitës

Arkiv

Mbyllet paqësisht protesta e opozitës

13:50 13/05/2017 Tiranë, 13 Maj 2017 - Kërkesa për qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme ka çuar në një tjetër protestë të opozitës këtë të shtunë, në Tiranë.

Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën në bulevardin përpara Kryeministrisë, në një protestë paqësore, e cila kaloi pa incidente.

Para nisjes së protestës, kryeopozitari Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij shkoi në Selinë Blu ku mbajti një mbledhje me organizatorët e protestës.

Më pas, ai iu bashkua protestuesve, duke marshuar sëbashku me ta drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Basha mbajti edhe një fjalim përpara mbështetësve, ku ndër të tjera paralajmëroi edhe një protestë tjetër, të cilën e konsideroi si "marshimin final".

Rreth 2700 anëtarë të PD-së, vullnetarë, u angazhuan për të siguruar që protesta të ishte paqësore duke vendosur një perimetër sigurie.

Për mbarëvajtjen e protestës, policia angazhoi në terren rreth 2700 policë. /tvklan.al






Të ngjashme