Liverpool blindon Salah


Liverpool blindon Salah

16:48 26/04/2018

Larg duart nga Salah. Ky është mesazhi që indirekt, Liverpool i dërgon të gjitha klubeve të tjera, veçanërisht Real Madrid që ka shprehur interesa për të. Egjiptiani vlen të paktën 200 milionë Stërlina, afro 230 milionë Euro.

Kështu mendojnë drejtuesit e klubit anglez. Heroi i ndeshjes së parë me Romën, me golat dhe asistet që dha ia ka rritur shumë vlerën sa që në Liverpool po mendojnë t’i rrisin kontratën edhe pse ai e ka të vlefshme për 4 vitet e ardhshme me një shumë prej 90 mijë Paundësh në javë. Mohamed Salah është i pari në listën për të fituar këpucën e artë.

Shkëlqimi i tij po reflektohet në mediat mbarë botërore. Gjigandi amerikan CNN i kushtoi një reportazh. Salah tregon se ndjehet mirë në Liverpool e ndjen ngrohtësinë e skuadrës dhe dashurinë e tifozëve që i këndojnë edhe këngë në shkallët e stadiumit në çdo ndeshje. Më shumë mundësi shpërthimi i tij në këtë sezon të Premier League lidhet edhe me faktin se sikurse tregon futbollisti, që i vogel në “Play Station” zgjidhte të luante me Liverpoolin.

Tv Klan






Të ngjashme