Liverpool fiton derbin anglez me Manchester City


Liverpool fiton derbin anglez me Manchester City

11:49 05/04/2018

Vetëm 30 minuta iu deshën Liverpool për të thyer sërish mitin e Manchester City. Pasi e kishte mundur më parë në Premier League ia kujtoi shijen e humbjes edhe në Champions. Në “Anfield Road” tifozët vendas i kishin rezervuar një pritje tejet energjike Man City. Autobusi u godit me sende të ndryshme dhe mundi të futej në stadium vetëm pasi rruga ishte hapur nga policia.

Edhe në fushën e lojës skuadra ishte në lartësinë e duhur. Serinë e golave e hapi Mouhamed Slah që në minutën e 12′. Vetëm dhjetë minuta më pas Chamberlein shënoi nga distanca duke ngritur peshë stadiumin dhe njëkohësisht edhe zhgënjimin e skuadrës së Guardiola. Në minutën e 30′ erdhi goli i tretë nga Sadio Mane.

Pas kësaj loje thuajse perfekte Jurgen Klopp dhe skuadra e tij do të duhet të menaxhojnë rezultatin në ndeshjen e kthimit. Nuk do të jetë e lehtë pasi City e ka treguar se nuk mposhtet lehtë dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta përmbysur rezultatin e takimit të parë.

Ndërkaq në Spanjë Roma bën vetëvrasje. Përballë Barcelonës futbollistëve t6ë skuadrës italiane iu drodhën këmbën dhe bënë dy autogola me De Rossi dhe Mnalnolas. Roma u mund 4-1 dhe dy golat e tjerë të Barcelonës kanë si autorë Piquet dhe Suarez. Goli i vetëm i italianëve u shënua nga Dzeko. Barcelona e ka një këmbë në fazën tjetër të kësaj gare.

Tv Klan






Të ngjashme