Liverpool humbet në fushën e Swansea
Liverpool pësoi një humbje të papritur me vendin e fundit në renditje Swansea. Ekipi nga Uellsi që merr pjesë në Premier League triumfoi me rezultatin 1 – 0. Goli vendimtar u shënua Mawson në minutën e 41′.
Lojtarët e Swansea u treguan të kujdesshëm në mbrojtje, duke penguar sulmin e Liverpool të realizonte. Liverpool nuk humbiste prej 3 muajsh në kampionat. Skuadra e Jurgen Kloop mbetet në vendin e katërt, pozicioni i fundit që e kualifikon në Champions League. Liverpool do të përballet në javën e 25 me Huddersfield, tjetër ekip që po lufton për mbijetesë në Premier League.
Tv Klan