Llalla: Dosjet në prokurori vijnë pa prova


Llalla: Dosjet në prokurori vijnë pa prova

15:34 21/02/2014 llallaKryeprokurori Ardiatik Llalla foli sërish me rezerva për punën e institucioneve që bashkëpunojnë me prokurorinë në hetimin e çështjeve penale. Në analizën e prokurorisë së Tiranës ai tha se shumë dosje që referohen në prokurori janë të paplotësuara me prova. E po kështu u beri të qartë institucioneve të tjera se vetë prokuroria ka të drejtën ligjore për të ngritur akuzat.

Nga ana tjetër, Prokurori i përgjithshëm vlerësoi punën e njësive të përbashkëta hetimore, në hetimin e çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me shqetësim për mungesën e provave në çështjet hetimore foli edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj në analizën e prokurorisë së Apelit.

Ndërsa kryeprokurori Llalla foli me shqetësim edhe për një tjetër fenomen, atë të mashtrimit me anë të shitblerjes së të njëjtëve apartamente disa herë, personave të ndryshëm.

 





Të ngjashme