Llalla heq dorë nga sistemi i drejtësisë
Ish-Kryeprokurori Adriatik Lalla ka dorëzuar këtë të shtunë kërkesën për të mos u emëruar në Gjykatën e Apelit dhe të mos i nënshtrohet vetting-ut.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm për
ABC News,
i cili tha se e kishte dorëzuar kërkesën tek organet e vetting-ut. Duke kërkuar që të mos verifikohet dhe të mos kalojë në filtrat e Vetting-ut, Llalla heq kështu dorë nga emërimi si gjyqtar.
Vendimi i Llallës vjen 2 muaj pasi i mbaroi mandati i Kryeprokurorit.
/tvklan.al