Llalla takon homologun maqedonas në Korçë, shmang komentet për kërcënimin
Lufta kundër terrorizmit dhe dosjet e përbashkëta hetimore kanë qenë në fokus të një takimi mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe homologut të tij maqedonas Marko Zverlevsi.
Takimi është zhvilluar në qytetin e Korçës dhe temë kryesore ishte rekurtimi i besimtarëve myslimanë nga Shteti Islamik për të luftuar në Siri.
I pyetur për kërcënimin ndaj tij, numri një i akuzës ka shmagur komentet.
4 muaj më parë, në adresë të Kryeprokurorit ka mbërritur një kërcënim, i cili e ka detyruar të dërgojë jashtë vendit familjen e tij.
Ky kërcënim nuk konfirmohet, as mohohet nga organi qendror i hetimit.
Tv Klan