Llava e vullkanit vijon të rrjedhë pa mbarim


Llava e vullkanit vijon të rrjedhë pa mbarim

09:42 16/06/2018

Një video lëshuar nga Instituti amerikan për Studime Gjeologjike tregon një rrjedhje të qëndrueshme të lavës në Ishullin e Madh të Havait, e cila më pas i drejtohet oqeanit.

Instituti e përshkruan lavën, që rrjedh nga një e çarë e vullkanit, si “pambarim” dhe kanalin ku ajo kalon si

“të mbushur plot”.

Sipas të dhënave të fundit të Observatorit Vullkanik të Havait, emetimi i gazit si pasojë e shpërthimit vazhdon të jetë shumë i lartë.

Zyrtarët po i lejojnë disa njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre dhe e kanë ulur numrin e operacioneve të emergjencës ndërsa lava vazhdon të rrjedhë drejt oqeanit në një rrugë që nuk kërcënon zona të reja.

Që nga fillimi i muajit maj, lava e vullkanit Kilauea ka shkatërruar më shumë se 600 shtëpi./VOA






Të ngjashme