Lleshaj: Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Kyredemokrati tha se Lleshaj dhe Arta Marku e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se : “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!
1/Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) June 14, 2019
2/Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!
— Sandër Lleshaj (@SanderLleshaj) June 14, 2019