Lleshaj sqaron zgjatjen e fashës orare: Synon mos grumbullimin
Përveç efektivëve në terren tashmë do të jenë edhe dronët që do të bëjnë kontrollin e situatës së koronavirusit. Policia e Shtetit demonstroi këtë të hënë dronet që do të bëjnë të mundur këtë gjë.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se futja e këtyre pajisjeve të reja do të bëjë një kontroll më të mirë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Llleshaj sqaroi se zgjerimi i fashës orare është vetëm rastet emergjente. Ministri paraljmëroi se në të kundërt qytetarët do të ndëshkohen.
“Dronët do të mundësojnë identifikimin të personave që shkelin, ndjekjen e yre dhe mundëson që policia të vendosë masa ndaj tyre. Ftoj qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim dhe jo moskeqkuptim të zgjatimit të fashës orare që synon mos grumbullimin”, tha Lleshaj./tvklan.al