Llixhat e Elbasanit së shpejti me pamje të re (12 Shtator 2000)
Zona e llixhave në Elbasan shumë shpejt do të ndryshojë për t’u shndërruar në një zonë, qendër moderne kurative. Këshilli i Rregullimit të Territorit Elbasan ka miratuar tashmë studimin për një zonë infrastrukturore moderne me pishina, hotele, reparte fizioterapie, supermarkete dhe të tjera.
Kjo qendër kurative sëbashku me qendrën turistike të Gjinarit, do të shërbejë si një zonë dhe territor turistik. Burimet termale dhe vlerat kurative të baltës në këto llixha janë përdorur prej shumë kohësh për efekte kuruese, por hoteli i llixhave ka pësuar dëme të mëdha. Ndërsa zona përreth është mbushur me ndërtime pa leje./tvklan.al