Llojet e diabetit, simptomat dhe kurimi
Ekspertët thonë se janë rreth 549,000 njerëz në botë vuajnë nga diabeti, të cilët nuk e dinë akoma.
Diabeti është gjendje që shkaktohet nga nivelet e larta të glukozës (sheqerit) në gjak, që janë të larta sepse trupi është i paaftë ta përdorë siç duhet. Pankreasi i njerëzve të cilët janë të diagnostifikuar me diabet, nuk prodhon mjaftueshëm ose aspak insulinë. Kjo e fundit është hormon që prodhohet nga pankreasi dhe e lë glukozën të hyjë në qelizat e trupit, ku përdoret për energji. Tek njerëzit të diagnostifikuar me diabet, glukoza nuk përdoret siç duhet, kështu që ngjitet në gjak dhe s’mund të përdoret për energji.Ekzistojnë dy lloje diabeti: Ai i tipit 1 dhe ai i tipit 2.
Dallimi mes tyre qëndron në atë që shkakton mungesën e insulinës, që shpesh përshkruhet si çelësi që lejon glukozën të hapë derën për tek qelizat. Çfarë është diabeti i tipit 2? Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e sëmundjes dhe përparon kur qelizat që prodhojnë insulinë, bëhen të paafta. Mund të nxitet gjithashtu kur insulina e prodhuar nuk funksionon siç duhet. Kush rrezikohet? Zakonisht të diagnostifikuar me diabetin e tipit 2 janë njerëzit mbi 40 - vjeç. Megjithatë, ka disa përjashtime. Tek aziatiko-jugorët, kjo sëmundje shfaqet rreth moshës 25 - vjeçare. Kjo gjendje ka filluar të bëhet më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët e të gjitha etnive. Diabeti i tipit 2, mund të kurohet me ilaçe dhe shumë njerëz mund ta rikthejnë gjendjen e tyre të mëparshme duke iu përkushtuar një jetese të shëndetshme, duke përfshirë një dietë të pasur dhe ushtrime fizike. Çfarë është diabeti i tipit 1? Diabeti i tipit 1 ndodh kur qelizat e trupit që prodhojnë insulinën janë shkatërruar, duke e lënë trupin të paaftë për të prodhuar hormonin kryesor. Kush rrezikohet? Tipi 1 i diabetit është më pak i zakonshëm dhe prek rreth 10% të të rriturve. Trajtohet me injektime ditore insuline. Kjo lloj sëmundje zakonisht është e pranishme në fëmijëri, ose para moshës 40 - vjeçare dhe nuk lidhet me obezitetin. Cilat janë simptomat e diabetit? Shenjat që mund të tregojnë se keni diabet janë: -Shkoni shumë shpesh në tualet, zakonisht natën
-Keni shumë etje
-Ndiheni më të lodhur se zakonisht
-Humbni peshë, pa u përpjekur
-Kruajtje në organet gjenitale
-Plagët duan më shumë kohë të shërohen
-Shikim i turbullt
Njerëzit që mbartin diabetin e tipit 1, e kanë më të vështirë t’i njohin simptomat. Cilat janë kurat? Të dy llojet e diabetit mund të kurohen duke përdorur ilaçe të ndryshme, duke mos anashkaluar një dietë të shëndetshme dhe ushtrime fizike. Personat e diagnostifikuar me diabetin e tipit 1 do i duhet të marrin insulinë me anë të injeksioneve, ndërkohë që është më e pazakontë tek ata të mbartin tipin 2./tvklan.al