Llotaria Amerikane dhe postimi i letrave ( 15 Tetor 1999)


Llotaria Amerikane dhe postimi i letrave ( 15 Tetor 1999)

12:24 15/10/1999

Indinjatë e punonjësve dhe asgjë e vërtetë nga historia e mosdorëzimit të letrave të Llotarisë Amerikane në vendin e caktuar bërë publike sot në shtypin e shkruar. Vetë punonjësit dhe drejtoria hedhin poshtë akuzat e bëra dhe sqarojnë procedurat që ndiqen për një dërgesë të tillë. Gjatë këtyre muajve që kanë kaluar nga viti 1999 në filialin e tranzitit të postave nuk ka asnjë dërgesë apo objekt postar të humbur. Hedhja e tyre është e pavërtetë pasi nuk ka mundësi teorike dhe praktike për të vepruar punonjësit në këtë mënyrë.

Sipas Drejtoreshës Aleksandra Çollaku nga 4 Tetori deri në ditën e djeshme janë nisur afërsisht 30 mijë dërgesa, e krahasuar kjo me muajin shtator i bie 5 herë më tepër. Në 4 Nëntor mbyllet Llotaria Amerikane dhe numri i postimeve pritet të arrijë në 100 mijë. Zarfet e çdo dite nisen në destinacion ku arrijnë deri në 6 dërgesa në javë. Postieri në asnjë rast nuk përfshihet në këtë llogari.

Procedura është krej ndryshe. Këtu postohet dhe prej këtej shkohet në një tjetër vend, në filialin e tranzitit të postave. Edhe postierët ndihen të fyer pasi tek mjaft njerëz ka rënë besueshmëria për ta. Kjo është pjesa përfundimtare ku letrat e ardhura nga posta, përpunohen dhe çohen në makinat e tyre direkt dhe në Rinas.

Firma ALB TRANSPORT i siguron ato dhe merret firmë prej saj, në të kundërt mban ajo përgjegjësi për vijimin e dërgesës. Nga shpjegimet bie poshtë mundësia e humbjes së këtyre letrave, pasi puna shkon zinxhir dhe me mjaft përgjegjësi./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme