Llullaku shënon prapë
Azdren Llullaku shënon sërish. Futbollisti i kombëtares shqiptare i ka dhënë fitoren ekipit të tij Gaz Metan.
Llullaku dha edhe krosin në golin e parë për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i 13-të për të që është në pozicionin e padiskutueshëm të shënuesit më të mirë të kampionatit rumun.
Gaz Metan pretendon kështu seriozisht vendin e parë pasi gjendet vetëm 3 pikë larg Steauas së Bukureshtit që kryeson./ TV KLAN