Lobi shqiptaro-amerikan në Tiranë – (20 Maj 1999)


Lobi shqiptaro-amerikan në Tiranë – (20 Maj 1999)

11:15 20/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Katër përfaqësues të Diasporës të SHBA, kanë zhvilluar sot të tjera takime të cilat më pas i kanë përmbledhur në një konferencë për shtyp në hotel Rogner. Në takimin me kreun e komisionit të jashtëm parlamentar Sabri Godo, lobi shqiptaro-amerikan ka theksuar edhe njëher mbështetjen e tyre për qeverinë Thaçi.

Më pas në Hotel Rogner në konferencën për shtyp në mesditë, përfaqësuesit e Diasporës si dhe të fondacionit “Vendlindja Thërret”, kanë bërë rezumenë e të gjitha takimeve e bisedave me krerët më të lartë të shtetit. Dhjetë milion dollarë janë mbledhur nga Diaspora dhe janë dërguar shtabit të UÇK-së.

Në aspektin politikë shqiptaro-amerikanët kërkuan që LDK-ja të vij në vendet e mbetura bosh në qeverinë Thaçi. Si dhe kërkuan një unifikim të gjithë faktorëve politikë në Kosovë duke premtuar ndikimin dhe autoritetin e tyre me personalitetet e politikës amerikane./tvklan.al

Gazetar – Aldon Lipe






Të ngjashme